I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj, është zgjuar sot me kritika të ashpra për Kryeministrin Albin Kurti, shkruan Kosova Post.
“Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin” – shkruan Haradinaj, duke i paraprirë këtij konstatimi me një pyetje retorike: Kush je ti?
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”!
Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime.
Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!?
Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!
Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh.
Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.
Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve.
Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!
Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!
RH