Në postimin e tij, avokati ka bërë të ditur se Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të asaj që ai e konsideron padrejtësi të vendimit të djeshëm.
“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe nga mbështetësit ndërkombëtarë, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme”, ka shkruar Mishetiq.


























