Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në homazhin përkujtimor dhe shkroi në Librin e Zisë, në nderim të jetës dhe veprës së Akademik Rexhep Qosjes, përcjell KosovaPost.
Haxhiu, siç thuhet përmes një postimi të Kuvendit në Facebook, u shpreh se në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gjeti dinjitet, peshë dhe qëndrueshmëri.
“Breza të tërë do ta njohin përmes trashëgimisë së mendimit kritik, kërkesës për nivel dhe besim se kultura e mban gjallë një komb”, theksoi kryetarja e Kuvendit.


























