Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjes së një personi tjetër.
Përmes një postimi, Haxhiu ka shprehur tronditjen për ngjarjen, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurit.
Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Haxhiu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes për familjet e prekura nga kjo ngjarje, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.


























