Haxhiu: Studentët e UP-së, pjesë e betejave për dije, dinjitet dhe liri

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar studentët me rastin e Ditës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës, duke kujtuar rolin e tyre ndër vite, përcjell KosovaPost.

“Sot, në Ditën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, kujtuam një histori që është shkruar jo vetëm në hapësirat e universitetit, por edhe në rrugët e Prishtinës, nga breza studentësh që e kuptuan thirrjen e kohës dhe iu përgjigjën asaj”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka përmendur demonstratat e vitit 1968, kërkesën “Kosova Republikë” të vitit 1981, universitetin e mbajtur gjallë në shtëpi gjatë viteve ’90 dhe 1 Tetorin 1997.

“Nga demonstratat e vitit 1968, te ‘Kosova Republikë’ e vitit 1981, nga universiteti i mbajtur gjallë në shtëpi gjatë viteve ’90, e deri te 1 Tetori 1997, studentët e Universitetit të Prishtinës kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme të shoqërisë sonë për dije, dinjitet dhe liri”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka thënë se brezi i ri sot ka një detyrë tjetër.

“Sot, brezi i ri e ka një detyrë tjetër, mbi lirinë e fituar të ndërtojë një universitet më të mirë, një shtet më të fortë dhe një Kosovë që zë vendin e saj mes vendeve të lira në Evropë dhe në botë.”

“Gëzuar Ditën e Studentëve!”, ka përfunduar Haxhiu.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish