Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

    Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

    Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

    Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Nën ndikim të alkoolit, një person në Istog sulmon nënën dhe gruan

    Nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, dy persona gjenden të fshehur në kamion

    Arrestohet një shtetas i Serbisë, dyshohet se përgatiti një vrasje

    Aksioni i madh në veri lidhet me “Grupin e intelektualëve”

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjetin elektrik, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    Reagon Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

    Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”

29 Janar 2023, 11:05
në Kulturë
Herbert Marcuse: “Shoqëri e kontrollit”
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Kushtrim Bekteshi 

Termi që mbahet edhe si titull i këtij shkrimi është përdorur edhe nga autorë e teoriticientë të ndryshëm e në kontekste të ndryshme. Mirëpo ne po e shtjellojmë sipas autorit i cili ishte pjesë e asaj që njihet si Shkolla e Franfurtit, Herbert Marcuse. Ai i takon plejdës së autorëve si Max Horkheimer, Theodor Adorno, Erich Fromm etj. Herbert Marcuse ishte mjaft kritik ndaj shoqërisë industriale për shkak se ajo pikërisht në njëfar mënyre e kontrollon njeriun përmes formave të ndryshme të cilat më në hollësi do t’i shqyrtojmë më vonë. Një nga kritikat më të mëdha ose më të forta që ngre Marcuse ndaj shoqërisë industriale është se ajo e ka involvuar në masë të madhe përdorimin e teknologjisë ne jetën e përditshme të njerëzve. Por kritika qëndrore nuk qëndron këtu, sepse Marcuse nuk është kundër përdorimit të teknologjisë por mënyrës sesi po përdoret ajo nga shoqëria në fjalë.

Të drejtat dhe liritë e njeriut e humbasin bazën e tyre logjike që e kishin në fillim të shoqërisë industriale. Mund të themi lirisht se njeriu më nuk e ka pavarsinë e plotë të mendimit dhe të drejtën për opozitë për shkak se është privuar funksioni i tyre kritik nga kjo shoqëri e cila është e zonja për të kënaqur nëpërmjet mënyrës si ajo është organizuar. Prandaj kjo shoqëri në këtë mënyrë posedon të drejtën për të kërkuar pranimin e principeve dhe institucioneve të saj. Pra tani nuk jemi të sigurtë nëse përmbushja e këtyre nevojave realizohet nga një sistem autoritar apo joautoritar. Për vetë mënyrën si e ka organizuar bazën e saj teknologjike shoqëria bashkëkohore industriale priret që të jetë totalitare. Termi totalitar nuk përdoret për të përshkruar një bashkërreshtim politik të shoqërisë por ai mund të jetë edhe një bashkërreshtim joterrorist i cili operon me anë të manipulimit. Kjo e pengon shfaqjen e opozitës efektive kundër së tërës.

Plotësimi i nevojave njerëzore dhe karakteri i tyre përveç atyre biologjike ka qenë gjithmonë i parakushtëzuar. Mundësia për të bërë diçka përceptohet ose jo si nevojë pasi të shohim si shihet ajo si e dëshirueshme apo e domosdoshme nga institucionet shoqërore. Pra, përveç nevojave biologjike të tjerat për t’u trajtuar apo konsideruar si nevoja është dashur që në njëfar mënyre të merret pëlqimi i shoqërisë. Njeriu ka qenë i detyruar të veprojë në mënyrën si shoqëria e sheh të arsyeshme. Kur flasim për nevojat dallohen nevojat e vërteta dhe të rreme. Të rreme janë ato që i imponohen individit me anën e pushteteve për hir të fitimit. Me përmbushjen e këtyre nevojave njeriu duhet të jetë i lumtur, por ai nuk ndihet i tillë edhe kur ka kushte jetese mjaft të mire. Pra, lumturia është vetëm sipërfaqësore, sepse nevojat false prodhojnë edhe më shumë të tilla njeriu në saje të reklamave në shoqërinë e konsumit kërkon të konsumojë gjithnjë e më shumë. Për sa u përket përcaktimit të asaj se cilat janë nevojat e vërteta dhe cilat janë të rreme është vetë individi ai i cili duhet të bëjë këtë identifikim. Askush përveç tij pra, individit nuk është në gjendje të përcaktojë se cilat janë nevojat e tij të vërteta e cilat të rreme. Mirëpo njeriu për të bërë këtë përcaktim duhet të arrijë në atë instancë ku është plotësisht i lirë për të dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje. Nëse ai pengohet që të jap mendimin e vet atëher nuk mund të themi se përgjigjja e tij është autonome apo vetijake.

Dihet tashmë se shtetet industriale perendimore të cilat ndryshe njihen edhe si shoqëritë e bollëkut si tipar të tyre të përbashkët kanë garantimin e një shkalle relativisht të lartë të mirëqenies për qytetarët e tyre. Mirëpo ky nivel i lartë i mirëqenies bëhet shkaku kryesor për mbytjen e kritikës e cila mund të lind brenda shoqërisë e cila është mjaft e domosdoshme për zhvillimin e saj. Nën sundimin e një të tëre represive liria kthehet apo më mire të themi po shndërrohet në një instrument mjaft të fuqishëm sundimi. Hapësira e zgjedhjes së hapur të individit nuk është faktori esencial për përcaktimin e shkallës së lirisë, por ajo që përzgjidhet nga individi. Përzgjedhja e lirë ndërmjet një game të gjërë të shërbimeve apo produkteve nuk d.m.th. liri nëse pikërisht këto produkte apo shërbime përkrahin jetën me mundime, me frikë dhe tjetërsimin. Pra këtu kemi të bëjmë me një shumëllojshmëri zgjedhjesh, por asnjëra nuk është adekuatja, andaj kjo nuk mund të quhet liri për faktin se mundësinë e zgjedhjes e kemi por jo të duhurën. Njeriu me të blerë diçka produkti i tij zhvleftësohet dhe për pak kohë ai tenton të blejë edhe produkte tjera duke bërë koleksion dhe duke kaluar në një sëmundje për konsum pa nevojë. Reklamat, ndërkohë hiqen sikur janë në shërbim të madh të konsumatorëve në shoqërinë e konkurrencës duke i orientuar konsumatorët ose blerësit në treg duke iu lehtësuar zgjedhjen dhe të gjejnë për çdo njeri mallin adekuat. Mirëpo ato nuk janë gjë tjetër veçse instrument pushtetor brenda logjikës së njejtë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

Rendi global po përjeton “çarje, jo tranzicion” – paralajmëron Kanadaja

44 minuta më parë
Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

Sulmohet fizikisht infermierja gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

1 orë më parë
Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në Shkup mbahet marshi “Jo në emrin tim!” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

2 orë më parë
Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH