Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të propozuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja nuk duhet të kompetenca ekzekutive.
Ai në një deklaratë para gazetarëve ka thënë se këtë e kanë potencuar edhe më herët.
“Ky draft statut i propozuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA duhet të jetë konsistent me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive”, ka thënë Hovenier.
Tutje ai ka thënë se ky draft është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Lajmi në përditësim..


























