Në një konferencë për media, ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxha, e ka kontestuar legjitimitetin e Vjosa Osmanit, si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Përveç që ajo ka dëshmuar se “nuk udhëhiqet nga parimet”, rreziku qëndron diku tjetër sipas tij.
“De Jure de Facdo pushteti do të koncentrohej në duart e një partie”, tha Hoxha, duke e rikonfirmuar edhe një herë pozicionin e PDK-së, që është kundër zgjedhjes së Osmanit në krye të Republikës.
Sipas të gjitha gjasave, Vjosa Osmani, si kandidate e propozuar na Lëvizja Vetëvendosje, veç i ka siguruar votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente. Pritet që seanca për zgjedhjen e saj në krye të shtetit, të mbahet shumë shpejt./KosovaPost/