Shpërthime të forta po ndëgjohen para ndërtesës së komunës së Zveçanit, përcjell Kosova Post.
“Ka një re të madhe tymi mbi komunë, nuk dihet saktësisht se çfarë po hedhin protestuesit e ardhur nga Beogradi, ndërsa përballë komunës ka një konflikt të ashpër mes kriminelëve serb të mbledhur dhe KFOR-it, ushtarët e KFOR janë shtyrë rreth 30 metra nga vendi ku ata ishin në këmbë”, raporton gazetari ynë.
KFOR-i u sulmua nga protestuesit serbë derisa ushtarët ishin ulur
Automjeti në të cilin ndodhej ROSU është tërhequr dhe është zhvendosur 20 metra më larg dhe ushtarët e lënduar të KFOR-it po tërhiqen”, tha gazetari i Kosova Post.