Zërat për krisje të raporteve midis kryetarit të LDK-së dhe kreut të kryeqytetit, përkatësisht Lumir Abdixhikut dhe Përparim Ramës, po dëndësohen gjithnjë e më shumë, trasmeton Kosova Post.
Spekulimeve të tilla shteg i ka hapur edhe vetë kryetari i Prishtinës, me deklaratat e tij, i cili kohëhëve të fundit s’ka rreshtur duke potencuar faktin se, anipse kryeqytetin e fitoi nën petkun e LDK-së, prapëseprapë, formalisht ai s’është anëtar i këtij subjekti.
Për t’i thelluar hipotezat pë realatat e tij kundrejt Perparim Ramës, sikur u përkujdes i pari i LDK-së, Lumir Abduxhiku, kur ky i fundit sot ‘inspektoi’ puimet në ngrohtoren e kryqytetit pa pranin e ‘zotit të shpisë’, pra Përparim Ramës, anipse ky i fundit është bartës punimeve në projekin në fjalë.
Këtë raport të Abdixhikut me Ramën e ka evidentuar edhe opinionisti Imer Mushkolaj, i cili ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social.
Ky është reagimi i plotë i Mushkolajt.
‘Lumiri i paska vizitu do punime të Termokosit. Në këtë vizitë, logjikisht, ish dashtë me qenë i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës. Por, Përparimin s’po e shoh. A po flasin këta dy mes veti? Për nji shok po pyes’- ka shkruar ai.


























