Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon punimet në rrugën lokale N25 – Grejkoc – Rrafshi i Livadheve, e cila tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare.Sipas njoftimit, ky projekt ka një gjatësi prej 6.76 kilometrash dhe vlerë rreth 3 milionë euro, i financuar tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit me Komunën e Suharekës.
Aktualisht po realizohet asfaltimi i pjesës së mbetur të rrugës, duke e çuar projektin drejt përmbylljes.
“Përfundimi i kësaj rruge do të mundësojë qarkullim më të sigurt, qasje më të lehtë për banorët dhe kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve lokale dhe turizmit malor në këtë zonë”, thuhet në njoftim.


























