Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Bistricë të Leposaviqit.
Kjo për arsyen se i njëjti dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimeve kufitare përmes rrugëve dytësore nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti kishte ndodhur rreth orës 14:15 minuta.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


























