Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti cilësohet si “kanosje” dhe ka ndodhur në Gjilan.
Këto janë detajet nga raporti:
“Rr. Zija Shemsiu, Gjilan 19.05.2021-08:45.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policisë dhe i njëjti ka filluar ta drejtojë veturën e tij duke i rrezikuar disa nxënës. I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti kishte kanosur zyrtarin policor.”
Bëhet po ashtu e ditur, se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/