Ilhan Omar, përfaqësuesja myslimane në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës nga shteti Minesota, ka kritikuar heshtjen e Kevin MacCarthy, liderit të pakicës republikane përball deklaratave islamofobiste të disa përfaqësuesve amerikanë dhe e ka quajtur atë një gënjeshtar dhe frikacak.
Gazeta britanike “The Fuardian” ka shkruar se Ilhan Omar, përfaqësuesja demokrate dhe myslimane në Kongresin e Amerikës, ditën e diele në lidhje me këtë se McCarthy, lideri i pakicës republikane në Kongresin e Amerikës, nuk kishte pranuar të dënojë deklaratat fanatike dhe islamofobiste të Loren Bubert, përfaqësues republikan nga Kolorado, ka thënë: “McCarthy është një gënjeshtar dhe një frikacak.
Omar gjithashtu ka thënë se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, në javën e ardhshme do të dalë me reagim të prerë ndaj deklaratave islamofobiste.
Deklaratat e Ilhan Omar bëhen në kohën kur javën e kaluar Loren Bubert, përfaqësues republikan dhe përkrahës i Trump, e ka konsideruar Ilhan Omar si një prej anëtarëve të skuadrës së “Xhihadit” dhe në kohën kur e ka takuar atë në ashensorin e ndërtesës së Kongresit, është tallur me atë se mos mbante bombë me vete. Tani një javë pas deklaratave islamofobiste të Bubert, deri më tani kanë reaguar disa përfaqësues republikanë dhe kanë kërkuar falje në mënyrë publike, mirëpo nuk është lëshuar asnjë deklaratë dhe nuk është bërë asnjë dënim i këtyre deklaratave nga ana e McCarthy, liderit të pakicës republikane të Kongresit të Amerikës.