Instituti i Medias Kosovare në Prishtinë (IMKP), në kuadër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, mbrëmë ka organizuar një iftar të përbashkët me gazetarë, shkruan Kosova Post.
Themeluesit e IMKP-së u zotuan që iftare të tilla do të organizohen edhe në të ardhmen. Synimi, sipas tyre, është që, ky aktivitet të bëhet tradicional.
Duke qenë që, komuniteti i gazetarëve në Kosovë ka një numër të madh besimtarësh muslimanë, të cilët përkundër vështirësive që ua shtron detyra edhe agjërojnë, ky iftar i përbashkët, ishte i mirëpritur.
Këto janë disa fotografi të shkrepura mbrëmë, nga çastet e iftarit të përbashkët:
Sipas organizatorëve, ftesës për iftar të përbashkët, iu përgjigjën një numër mjaft i madh i gazetarëve, mbi 50, përfshirë këtu edhe ata nga radhët e komuniteteve./KosovaPost/