Internacionalja Socialiste ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje! dhe liderin e saj, Albin Kurti, për zgjidhjen e krizës presidenciale në Kosovë dhe konstituimin e plotë të institucioneve të Republikës.
Në një deklaratë të publikuar më 9 tetor 2026, Internacionalja Socialiste ka përgëzuar Lëvizjen Vetëvendosje!, anëtare e plotë e kësaj organizate, si dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, për tejkalimin me sukses të krizës presidenciale.
Në deklaratë theksohet rëndësia e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës, ndërsa shprehet pritshmëria që Lëvizja Vetëvendosje! dhe qeveria e udhëhequr nga Kurti të vazhdojnë punën për drejtësi sociale, reforma progresive dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët. “Si partnerë brenda Internacionales Socialiste, qëndrojmë përkrah Lëvizjes Vetëvendosje! në angazhimin tonë të përbashkët për demokraci, solidaritet, barazi dhe një shoqëri më të drejtë e gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratë. Ky urim shpreh mbështetjen politike të Internacionales Socialiste për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe angazhimin e përbashkët për vlerat demokratike, barazinë dhe përparimin shoqëror.


























