Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë pranuar informacione në të cilat dyshohej se një zyrtar policor i Stacionit Policor të Suharekës drejton veturën e tij private pa regjistrim që nga viti 2019, përcjell KosovaPost.
“Pas pranimit të informacionit është verifikuar informacioni dhe zyrtari në fjalë është ndaluar sot në rrugë nga hetuesit e IPK-së ku pas kontrollit të dokumentacionit të veturës së tij ka rezultuar se ky automjet nuk është regjistruar që nga viti 2019”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse IPK ka rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.


























