Ish-deputetja e Nismës Socialdemokrate, Shukrije Bytyqi, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Këtë e ka bërë të ditur , lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Njoftimi i plotë i Haradinajt, pa ndërhyrje:
Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Shukrije Bytyqi.
Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë.
Znj. Shukrije, mirë se erdhe në Aleancë!.