Studiuesi dhe analisti i mirënjohur Shkëlzen Gashi, i është referuar intervistës së Kryeministrit Albin Kurti dhënë për emisionin HARDtalk, duke e cilësuar si fantastike, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, pika më e fortë e kësaj interviste është fraza e cila e tregon pozicionimin e Kosovës karshi ambicieve territoriale të Serbisë:
“Serbia dëshiron ta përsëris Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, qofsha në pozitë, qofsha në opozitë!”
Gashi, për më tepër, ka thënë se fakti që mediat kosovare nuk e kanë bërë të madhe paraqitjen e Kurtit, edhe më “fantastike”.
“Intervistë fantastike e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për emisionin HARDtalk të BBC-së, me gazetarin Stephen Sackur. Sidomos kjo pjesa “…Sërbia dëshiron ta përsëris Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, qofsha në pozitë, qofsha në opozitë”.
P.S.
‘Mediat’ në Kosovë nuk paskanë thënë asgjë për këtë intervistë. Ky fakt e bën këtë intervistë edhe më fantastike.”