Nënsekretari Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, ka shprehur mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një konferencë për medie, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai tha që s’ka kuptim që vetëm qytetarët e Kosovës të kenë nevojë për viza në Ballkanin Perëndimor. Andaj deri në liberalizimin e vizave, ai premtoi thjeshtësim të procedurave për marrjen e vizës italiane për shtetasit kosovarë.
“Italia gjithmonë e ka mbështetur dhe mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën… S’ka kuptim që vetëm qytetarët e Kosovës të kenë nevojë për viza në Ballkanin Perëndimor….Urojmë që edhe vendet që kanë dyshime për liberalizim të vizave t’i largojnë ato”, tha ai./telegrafi
Della Vedova foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për çka kërkoi gjetjen e një zgjidhje.