Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

    Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

    BKH kryen tjetër kontroll ndaj Erion Veliajt

    Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

    Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

    Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

    Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

    Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

    PSRK kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

    PSRK kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve

    Kurti: Fushata e korrje-shirjes këtë vit me rekord të ri

    Kurti: Fushata e korrje-shirjes këtë vit me rekord të ri

    Ministrja Haxhiu: Verifikimi i pasurisë për zyrtarët shtetëror, 5 vjet pas mandatit

    Haxhiu reagon për 27-vjeçarin: IML ka kryer dje autopsinë, pritet raporti përfundimtar

    Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi

    Sveçla reagon pas ngjarjes tragjike në Lipjan: Hetim i plotë dhe drejtësi

    Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit

    Maqedonci takon ministrin zviceran të Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO, kyç për stabilitetin e Ballkanit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula (VIDEO)

    Sa u pagua në Hollywood? Rrëfehet Inva Mula (VIDEO)

    Një udhëtim poetik drejt dritës

    Një udhëtim poetik drejt dritës

    Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

    Dua Lipa uron nënën e saj për ditëlindjen me fotografi të veçanta

    Në kërkim të përjetësisë: Poezia metafizike e Gazmend Dashit

    Në kërkim të përjetësisë: Poezia metafizike e Gazmend Dashit

    Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

    Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

    Netanyahu: Do të miratohet armëpushimi me Hezbollahun

    Netanjahu për bombardimet e Iranit: Nuk po mundem ta martojë djalin, e fejuara e tij në ankth

    Kurti priti në takim “Shkodrën Elektronike”, flasin për suksesin e këngës “Zjerm”

    Kurti priti në takim “Shkodrën Elektronike”, flasin për suksesin e këngës “Zjerm”

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Lidhja e Prizrenit – Frymë e Rilindjes që sot na mungon

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Lule Elezi – pianistja e parë shqiptare që performon në Festivalin “Floralia Muzyczne” në Poloni

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Çfarë është rituali i Haxhit?

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

    Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ivanoviq u ek*zekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

21 Qershor 2025, 17:12
në Drejtësi, Kryesore, Lajme
Ivanoviq u ek*zekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
Share on FacebookShare on Twitter
Gjykata e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me mbi 22 vjet burgim. Themelorja konstaton se ish-nënkryetari i Listës “Srpska” udhëhoqi një grup të organizuar kriminal që organizoi vrasjen më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut dhe ndërmori veprime për zhdukjen e provave për të penguar hetimet. Grupi kishte strukturë të qartë, ndikim kriminal e politik, vepronte me mbështetjen e shtetit serb dhe ushtronte shantazhe ndaj rivalëve politikë, përfshirë edhe Ivanoviqin, i cili refuzoi t’u nënshtrohej kërkesave të tyre.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka përpiluar aktgjykimin e plotë me shkrim ndaj Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të akuzuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilët më 28 qershor 2024 ishin dënuar me mbi 22 vite burgim së bashku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i cili është nënshkruar nga kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj, thuhet se të pandehurit ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar që ka vepruar për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, nën udhëheqjen e Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët kërkohen nga organet e drejtësisë në Kosovë. Radoiçiq është i akuzuar edhe në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

“Nga këto fakte të vërtetuara, është vërtetuar ekzistenca e këtij grupi kriminal të organizuar, se i  njëjti ka pasur strukturë organizative me në krye Milan Radoicic, e i cili grup kriminal përpos kontrollit  në fushën kriminale, ka pasur kontroll edhe në jetën politike. Duke qenë të involvuar në struktura  të partisë “…” e duke ndaluar çdo rivalitet politik e deri në vrasjen e tani të ndjerit I., pasi që nuk  i është nënshtruar kërkesave të këtij grupi që politikisht edhe ai t’i  bashkëngjitet këtij grupi e të  heqë dorë nga fushata elektorale si parti e vetme, kërkesë e strukturave shtetërore nga Serbisë”, thuhet në aktgjykim.

Më tej, theksohet se ky grup ka organizuar jo vetëm vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, por edhe zhdukjen e provave të rastit, me qëllim të sabotimit të hetimeve të autoriteteve të Republikës së Kosovës.

Sipas aktgjykimit, në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunat përreth, ka ekzistuar një gjendje e brishtë e sigurisë dhe një klimë kërcënimesh e shantazhesh politike të ushtruara nga grupi kriminal nën kontrollin e Milan Radoiçiqit. Ky grup jo vetëm që ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, por kishte edhe ndikim të madh politik, duke synuar eliminimin e çdo subjekti politik rival të Listës Serbe, një subjekt i cili, sipas dëshmive të përmendura në aktgjykim, gëzonte mbështetje të drejtpërdrejtë nga shteti serb.

Dëshmitarët e përmendur në aktgjykim, përfshirë D.S., K.B., M.I., C.I., V.N., H.N., S.J. dhe R.R., kanë konfirmuar ekzistencën e këtij grupi kriminal, si dhe rrezikun me të cilin përballej Oliver Ivanoviq për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të tij politike.

Aty thuhet se Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut, rreth orës 08:14, nga ekzekutues të këtij grupi kriminal. Vrasja e tij është konsideruar rezultat i rivaliteteve politike, pasi ai nuk iu ishte nënshtruar kërkesave të këtij grupi që ta ndalte fushatën dhe t’i bashkohej linjës politike të Listës Serbe.

Gjykata e ka konsideruar si fakt të vërtetuar që ky grup kriminal kishte strukturë të mirëorganizuar me në krye Milan Radoiçiqin, dhe se ndikimi i tij shtrihej njëkohësisht në botën e krimit dhe në jetën politike të komunitetit serb në veri të Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për të akuzuarin Rade Basara është nxjerrë aktgjykim refuzues, pasi që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në fjalën përfundimtare ka hequr dorë nga aktakuza për këtë të akuzuar.

Për të akuzuarën Silvana Arsoviq, sipas pretendimeve të PSRK-së, nga ekzaminimi i DVR-së nga zyrat e partisë së tani të ndjerit Ivnoviq., është vërtetuar se më 04.01.2018 kamerat e sigurisë janë ndaluar qëllimisht nga persona të panjohur, ndërsa më 16.01.2018, pas vrasjes së të ndjerit, ato janë riaktivizuar dhe kanë filluar të xhirojnë në vendin e ngjarjes. Duke u mbështetur në konkludimet e Prokurorisë se e akuzuara ka qenë e vetme në zyrë gjatë asaj kohe, është supozuar se ajo i ka aktivizuar kamerat pas kryerjes së veprës penale.

Megjithatë, Gjykata ka vërtetuar se, ndonëse ekziston një krim i organizuar dhe janë përmbushur elementet e këtij krimi, nuk ka prova që e lidhin Arsoviqin me këtë grup. “Prokuroria Speciale sa i përket të akuzuarës me asnjë provë nuk ka vërtetuar faktin se e njëjta ka qenë pjesë e këtij grupi kriminal të organizuar…”, thuhet në aktgjykimin e Themelores.

Për Nedeljko Spasojeviqin, gjykata ka rikualifikuar veprën penale nga krim i organizuar në keqpërdorim të detyrës zyrtare, për të cilën është shpallur fajtor dhe dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim. Gjykata ka konstatuar se ai ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, por nuk ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme për sigurimin e vendit të ngjarjes.

Ai është shpallur fajtor edhe për veprën penale të mbajtjes në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, me prova të bazuara në sekuestrim të armëve në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, për Markoviqin dhe Jovanoviqin, gjykata ka konstatuar se në cilësinë e zyrtarëve policorë nuk i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, duke lejuar prishjen e provave dhe ndërhyrjen e personave të paautorizuar. Zharko Jovanoviq është shpallur fajtor edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Në rastin e Marko Roshiqit, Gjykata ka konstatuar se ai ka qenë pjesë aktive e grupit kriminal, ka marrë pjesë në djegien e veturës së viktimës dhe ka përcjellë lëvizjet e tij me automjetin personal, duke kontribuar kështu në realizimin e vrasjes.

Gjykata ka theksuar se vrasja e Ivanoviqit është kryer nga një grup kriminal për shkak të rivaliteteve politike dhe përpjekjeve për shtrirje të pushtetit politik.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 qershor 2024 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Nedelkjo Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq, të cilët u dënuan me mbi 22 vite burgim.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen se në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, të cilët gjenden në arrati dhe dy të pandehur tjerë të panjohur, duke vepruar si grup kriminal me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

I akuzuari Dragisha Markoviq akuzohet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” nga neni 433, par. 2.1 të Kodit Penal. Markoviq po ashtu bashkë me Zharko Jovanoviq akuzohen edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 lidhur me par.2, nënpar. 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, i akuzuari Jovanoviq ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i akuzuari Nedeljko Spasojeviq ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Ndërsa, më 27 dhjetor 2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, të cilin e ngarkon me katër vepra penale. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Për Dragisha Markoviqin, gjykata ka vlerësuar se nuk është provuar vepra penale e zbulimit të fshehtësisë zyrtare, pasi që informacioni i dhënë prej tij – “është vrarë i ndjeri I”, nuk ka qenë i klasifikuar si sekret zyrtar nga asnjë autoritet kompetent.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

Gruaja nga Kaçaniku i sulmon policët, i bënë për spital

58 minuta më parë
BKH kryen tjetër kontroll ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

1 orë më parë
Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

Një tjetër moment i sikletshëm për Macronin – gruaja e injoron me të zbritur në Angli

2 orë më parë
Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

Rasti i Lipjanit: Prokuroria nis hetimet për `vrasje nga pakujdesia`

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH