Kapitenit të Kosovës i cili po tregon një performancë të jashtëzakonshme me skuadrën e Napolit, Amir Rrahmani i është rritur vlera nga 16 milion 22 milion euro, përcjell KosovaPost.
Pas paraqitjeve shumë të mira që është duke e kaluar te skuadra napolitane, Rrahmanit në “Transfermarkt” i është rritur vlera nga 16 milionë euro në 22 milionë euro.
.
Rrahmani në këtë sezon te Napoli ka zhvilluar 22 paraqitje, teksa ka shënuar dy gola.
Mbrojtësi dardan u vlerësua edhe nga FFK, ku së fundi u laureua me çmimin “Fadil Vokrri”
Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar shumë edhe nga trajneri i kësaj skuadre, Luciano Spalletti, i cili kishte deklaruar se Rrahmani është rritur si futbollist dhe se është një startues i padiskutueshem tek skuadra e Napolit.
Vlen të theksohet se 27 vjeçari nga Prishtina kishte bërë një paraqitje briliante edhe në ndeshjen ndaj AC Milan, ku kishte ndaluar disa herë sulmin e Zlatan Ibrahimoviç ndaj portës së Napolit.