Skuadra e Real Madrid shënoi fitore të thellë në javën e 27-të në La Liga, pasi mposhti 6 me 0 ekipin e Valladolid.
Eden Hazard pati disa minuta në këtë takim, dhe ishte kjo ndeshja e tij e parë me fanellën e Real Madrid pas 207 ditësh.
Lojtari i Kombëtares së Belgjikës realizoi një asist për golin e Lucas, dhe kjo ndodhi në muajin prill, pra i pari në sezonin 2022/23.
Kujtojmë që Hazard vazhdon të përballet me lëndime dhe tashmë është një opsion i tretë për trajnerin Carlo Ancelotti.
Golat tjerë për ekipin e Real Madrid i shënuan: Karim Benzema (3), Rodrygo dhe Asensio.


























