Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Lumir Abdixhiku qëndron në krye të LDK-së

    Deputetja Pacolli për faljen e borxhit nga Liburn Aliu: Le të shkojë Prokuroria ta hetojë rastin

    Pacolli: Aksioni do të vazhdojë në gjithë Kosovën, s`ka kompromis me pronën

    23 ditë protestë në Shqipëri

    Dy muaj në protestë! Qytetarët nisin tubimin në ditën e 61-të

    Vuçiqi me tone nacionaliste për Kosovën, Gjermania rikujton njohjen e pavarësisë

    Vuçiqi me tone nacionaliste për Kosovën, Gjermania rikujton njohjen e pavarësisë

    Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së vazhdon me dyer të mbyllura

    Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së vazhdon me dyer të mbyllura

    Hapja e një konsullate serbe në Shkodër i shërben interesave të Serbisë

    Hapja e një konsullate serbe në Shkodër i shërben interesave të Serbisë

    PandeIi Majko: Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsuIIatë!

    PandeIi Majko: Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsuIIatë!

    Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetëve, LDK mblidhet për të rrëzuar

    Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetëve, LDK mblidhet për të rrëzuar

    IQP ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj

    IQP ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ka një rritje të rasteve të braktisjes së shkollës, kur nxënësit nuk e kalojnë klasën për dy vite rresht

19 Dhjetor 2024, 10:44
në Lajme
SBAShK-u kundërshton vendimin e MAShTI-t për subvencionimin e teksteve shkollore

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 95?

Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat në raportimin e braktisjes së shkollës tregojnë se ka një rritje të rasteve të braktisjes kur nxënësit nuk e kalojnë klasën për dy vite rresht.

Ndonëse shifrat nuk i ka tërësisht të verifikuara, si përgjigje, Ministria e Arsimit u ka kërkuar 15 komunave plane që frenojnë braktisjen.

Elhame Krasniqi ka pak ditë që ka mbushur 14 vjet dhe ka plot 14 muaj që nuk është më në shkollë. Ajo dhe i vëllai 15 vjeçar, Elhami, janë pjesë e një grupi të nxënësve të Shkollës fillore “Selman Riza” në Fushë  Kosovë që kanë braktisur mësimin për shkak se nuk e ka kaluar klasën për dy vite radhazi dhe kjo ua ka pamundësuar vijimin e rregullt të mësimit.

Nëna e saj, Hateme Krasniqi, nga Fushë Kosova, tregon se fëmijët e saj u dërguan në shtëpi, duke u thënë të kthehen për “provime klasore” dhe nëse kalojnë këtë provimin në dhjetor dhe në qershor, atëherë do t’u lejohet që vitin e ardhshëm të kthehen në klasë.

“Kanë ngelur dy herë dhe tash janë me provime. Duhet të shkojnë njëherë apo dy. Në shpi askush nuk i mëson. Tash nuk e di a e vazhdojnë prapë klasën e gjashtë”, i ka thënë Krasniqi Radio Kosovës.

Krasniqi, 48 vjeçare, një pjesëtare e komunitetit rom, është një nga rastet e pakta që kanë raportuar për diskriminim pasi fëmijët e saj u dërguan në shtëpi.

Drejtori i Shkollës” Selman Riza”, Esad Simnica, thotë se në rastin e  këtyre fëmijëve” nuk pati zgjidhje tjetër” pavarësisht përpjekjeve për të “ të mos të vijë kjo situatë”.

Arijeta Islami, nga organizata “Idea Partnership”, që ofron mësime plotësuese, thotë se në rastet si ky, kalimi në këto teste bëhet edhe më i vështirë.

“Nëse nxënësi nuk e kalon klasën në mësim të përditshëm me mësimdhënës dhe shkon në shtëpi, ku prindërit nuk janë të arsimuar vetë, kjo nuk mund t’i ndihmojnë ata dhe situata bëhet më e vështirë”, thotë ajo.

Komuna e Fushë Kosovës është në mesin e 15 komunave që Ministria e Arsimit dhe organizatat e shoqërisë civile u kanë kërkuar të hartojnë planet që frenojnë braktisjen e shkollës, sidomos nga fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe atij egjiptian, por edhe të tjerët.

Merita Jonuzi, kryesuese e Ekipit të Ministrisë së Arsimit për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes së shkollave, i ka thënë Radio Kosovës se këto plane nuk do të mbesin në letër.

“Ne kemi bërë trysni që veprimet që janë përcaktuar në plan të jenë reale, të zbatueshme dhe në përputhje me nevojat që kanë komunat”, ka thënë Jonuzi.

Bjaram Ilazi, nga OJQ Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve, VoRAE, thotë se hulumtimet tregojnë për rritje të rasteve të braktisjes të shkollës, duke përmendur se në disa komuna nuk funksionojnë grupet që adresojnë braktisjen.

“Në shumicën e rasteve drejtoritë e arsimit hezitojnë të marrin guximin dhe të padisin prindërit që ata t’i kthejnë fëmijët e tyre në shkollë. Kjo zakonisht tejkalohet dhe lihet në harresë”, ka thënë Bajrami për Radio Kosova.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit sugjerojnë se nevojiten padi, për të detyruar prindërit të dërgojnë fëmijët në shkollë.

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Fushë Kosovës po shpreson që t’i kthejë fëmijët e Hatemes në shkollë.

Drejtoresha Elmie Zymberi thotë se shpesh i paralajmërojnë prindërit për padi, por në rastin e këtyre fëmijëve nuk është ndonjë zgjidhje. “Ne nuk mund ta shfrytëzojmë të drejtën për padi sepse familja është në gjendje të rëndë dhe me padi e përkeqësojmë situatën”, ka thënë Zymberi për Radio Kosova.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se faktorët kryesorë që ndikojnë në braktisje janë varfëria, shfrytëzimi i fëmijëve për punë dhe shpesh mbetja prapa në mësim. Mos kalimi i klasës dhe mungesa e orëve plotësuese gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e braktisjes së shkollës ngase fëmijët kanë janë rritur në moshë dhe kanë mbetur prapa në klasë.

Si rasti i fëmijëve të Krasniqit, të tjera të ngjashme janë regjistruar në platformën e raportimit të diskriminimit.

Habit Hajredini, shef i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, që mbikëqyr këto raste, i tha Radio Kosovës se janë adresuar rastet e raportuara.

“Është raportuar rasti nga prindi që nuk po lejohet vijimi (i shkollës) për shkak se kanë tejkaluar moshën. Ne e kemi adresuar menjëherë në Inspektoratin e Arsimit”, thotë  Hajeridini.

Megjithatë, Hatemja thotë se ka frikë që për fëmijët e saj mund të bëhet vonë.

Etiketat: braktisjanxënësitShkolla
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Prishtinë është organizuar “Panairi i Shkencës” nga International Maarif Schools of Kosova

Në Prishtinë është organizuar “Panairi i Shkencës” nga International Maarif Schools of Kosova

1 vit më parë
Nxënësit në pushim dimëror nga 15 janari, kalendari shkollor për vitin 2024

Kërkohet rritja e numrit të asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 vit më parë
Hyseni: Qytetarët e Gjilanit në nivel vendi janë të moshës mesatare rreth 35 vjet

Kryetari Hyseni: Rritet numri i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

1 vit më parë
​ Alarme për b*omba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

​ Alarme për b*omba në disa shkolla në Maqedoninë e Veriut

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH