Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 qershor, shkruan Kosova Post.
16 qershor 1826… Në periudhën osmane të Sulltan Mahmut II u mbyll Shkolla e Jeniçerëve. Shpërndarja e korpusit të Jeniçerëve, që quhej ngjarje e mirë (Vak’a-i Hayriye) dhe mbyllja e shkollave të tjera që përgatisnin truprojat e afërta të sulltanit dhe objekteve të rëndësishme, u bë fillimi i vërtetë i historisë së Turqisë dhe Turqisë moderne.
16 qershor 1919… Nomadi Ali Efe (Yörük Ali Efe) dhe shokët e tij, me bastisjen e “Malgaç-it” mori kontrollin e postës kufitare greke në Ajdën (Aydın). Me këtë bastisje u pengua përparimi i forcave greke në krahinën e Ajdënit.
16 qershor 1950… Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë miratoi ligjin për këndimin e ezanit në arabisht, ashtu siç ishte para se të kthehej në Turqisht.
16 qershor 1963… Astronautja ruse, Valentina Tereshkova e dërguar në orbitën e tokës me anijen kozmike “Vostok 6”, u bë gruaja e parë që shkoi në hapësirë.
16 qershor 1964… Mbrojtësi i të drejtave të afroamerikanëve, Martin Luther King fitoi çmimin Nobel për Paqen.
16 qershor 1979… Vdiq Ajhan Ëshëk (Ayhan Işık), një prej aktorëve më të rëndësishëm të kinematografisë turke.
363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit të madh në vitin 355. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi me sukses fushata kundër fiseve alamane dhe franke. Në vitin 360 në Lutetia (sot Paris), Juliani u shpall Augustus nga legjionet e tij – kjo e zemëroi Konstandinin dhe situata po shkallëzohej drejt një lufte civile. Papritur Konstandini vdiq, dhe Julian, si pasardhësi i tij i ligjshëm u bë perandor (Julian ishte nipi i Konstandinit të madh).
1784 – Holanda ndalon veshjet portokalli.
1816 – Lord Bajroni u lexon Fantasmagorinë katër të ftuarve të tij në Vilën Diodati, afër liqenit Gjeneva, ku banonte. Miqtë e ftuar ishin Percy Shelley, Mary Shelley, Claire Clairmont, dhe John Polidori. Bajron i sfidon ata për të shkruar një histori me fantazmë; dhe gara kulmoi me Mary Shelleyn që shkroi romanin Frankenstein; ndjekur nga John Polidori me tregimin e shkurtër, Vampyre; dhe me vetë Bajronin, i cili shkroi poemën Darkness (Errësirë):
1858 – Në Springfield, Illinois, gjatë fushatës për në Kongres, Abraham Lincoln mban fjalimin e tij mbi ‘shëpinë e përçarë’, ndërsa vendi ishte përfshirë në debate të ashpra lidhur me çështjen e skllavërisë: “Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qëndrojë..nuk mund të durojë, përgjithmonë, gjysmë rob dhe gjysmë e lirë. Nuk pres që Bashkimi të shpërbëhet – nuk pres që shtëpia të bjerë – por shpresoj se do të pushojë të jetë e ndarë. Kjo shtëpi ose do të bëhet një e vetme ose çdo gjë tjetër…”
1935 – Kongresi amerikan miraton “Marrëveshjen e re” të presidentit Federick Delano Roosevelt.
1973 – Leonid Brezhnev viziton SHBA-në.
1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nderon me Medaljen e Artë të Kongresit, ish-ambasadorin e Kanadasë në Iran, Ken Taylor, për ndihmën që u dha 6 amerikanëve për të ikur nga Irani gjatë krizës së pengjeve të 1979-1981; Ken Taylor është shtetasi i parë i huaj i nderuar me këtë medalje amerikane.
1989 – Revolucionet e vitit 1989: Imre Nagy, ish-kryeministri hungarez, rivarroset në Budapest pas rënies së komunizmit në Hungari
Lindje
1612 – Murati IV, sulltan osman
1723 – Adam Smith, babai i Ekonomise Politike.
1858 – Gustav V, mbret suedez 1907 – 1950
1863 – Paul Vidal, kompozitor francez
1867 – Konstantin D. Balmont, shkrimtar sovjet
1890 – Sten Lorel, aktori i famshëm komik britanik, dhe gjysma e dyshës së famshme Laurel-Hardi
1890 – Stan Laurel, aktor anglez
1938 – Kemal Coco, letrar dhe gazetar boshnjak
1948 – Ivo Komšić, politikan boshnjako-kroat
1952 – Gino Vannelli, kengëtar kanadez
1978 – Daniel Brühl, aktor gjerman
1980 – Sibel Kekilli, aktore gjermane me prjardhje turke