Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar në New York një takim me kongresistin amerikan Joe Wilson, me të cilin ka diskutuar për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, përcjell KosovaPost.
Kamberi ka bërë të ditur se gjatë takimit janë diskutuar nënpërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet publike, pasivizimi i adresave, arsimi në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave të Kosovës.
Sipas tij, është theksuar nevoja që këto çështje të trajtohen në Komisionin e Helsinkit të SHBA-së, si dhe në komunikimet me Beogradin.
“Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare”, ka shkruar Kamberi.


























