Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

    100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

    Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

    Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

    Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

    Flamuri në duart e kampionëve, delegacioni niset drejt Tarantos

    Tre policë të lënduar nga su*lmi, arr*estohet i dyshuari

    Arresťohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohet se ushtronin veprimtari ortoprotetike pa licencë

    Dogana e Kosovës zbulon 63,400 euro të padeklaruara në Merdare

    Zj@rr në ishullin Salamina të Greqisë, dy të vďekur e katër të lënďuar

    Shumë nxehtë të enjtën, maksimalet deri në 33C e 36C

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat deri në 34°C

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kamberi zbulon mesazhin tronditës që Brnabiq ua dha shqiptarëve të Luginës

29 Gusht 2023, 14:51
në Kryesore, Lajme
Kamberi zbulon mesazhin tronditës që Brnabiq ua dha shqiptarëve të Luginës
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministres serbe, Ana Brnabiq, të bërë të martën në Forumin e Bledit në Slloveni.

Ai ka interpretuar fjalët e Brnabiq, duke thënë se mesazhi që e njëjta ua ka dërguar shqiptarëve të Luginës së Preshevës është “mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”.

Kamberi tutje ka thënë se sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa serbët në Kosovë jo.

closevolume_off
“Është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër”, ka shkruar deputeti në Facebook.

“Brnabiq, paska thënë se ‘shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush’. Faktet flasin diçka tjetër. Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civil shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush. Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë”.

Ai ka rikujtuar se qindra shqiptarë tjerë janë keqtrajtuar, rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush.

“Më 2003, më 2009, me qëllim të krijimit të situatës së pasigurisë së përgjithshme, nën akuzat e rrejshme për “terrorizëm e krime lufte” janë arrestuar dhjetëra shqiptarë, të cilët, pas mbajtjes në paraburgim me muaj e vite janë liruar të pafajshme. E vrasja e Dashhnim Hajrullahut si të cilësohet? Ndaj shumë të rinjve janë ngritur procedura penale, për shkak të përdorimit të simbolit kombëtar. Ata janë detyruar ta braktisin Luginën”.

Kamberi gjithashtu është shprehur se të gjithë drejtuesit institucionalë dhe politikë janë të dënuar nga gjykatat serbe, për shkak të përdorimit publik të simbolit kombëtar me rastin e Festës së Flamurit.

“Kur jemi te të drejtat që garantohen edhe gëzohen, situata është krejtësisht tjetër nga ajo që pretendon Brnabiq. Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar. Serbia është vendi me pjesëmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimmarrje, për shkak të politikave diskriminuese që me decenie po zbatohen”.

“Në administratën shtetërore, institucionet publike, organizatat me interes të veçantë për qytetarët pjesëmarrja e shqiptarëve është ose simbolike ose janë fare të pastruara nga shqiptarët. Gjyqësori, kadastra, inspekcionet republikane, dogana, shërbimi i të ardhurave, hekurudha, elektrodistribucioni dhe shëndetësia, janë shembujt më drastik të këtij diskriminimi në përfaqësim. Është krejtësisht e kundërta me atë që Kosova dhe Kushtetuta e saj garanton dhe realizon për pakicat, sidomos për serbët”.

Në fund, Kamberi ka përmendur se serbët në Kosovë kanë 10 vende të garantuara në Parlament, dy ministri, përfaqësim të garantuar në gjyqësor prej gjykatave themelore deri te ajo kushtetuese.

Ndërsa, shqiptarët (edhe pakicat tjera) në Serbi duhet të luftojnë bashkë me partitë serbe për një vend në parlament, janë të privuar nga e drejta e përfaqësimit të barabartë e proporcional në gjyqësor, polici dhe të gjitha institucionet e shtetit.

“Por, është e njëjta Serbi e cila po udhëhiqet me logjikën e vjetër, që pakicat, sidomos shqiptarët i sheh si ‘armik të shtetit’. E njëjta Serbi që në territorin e vet pengon integrimin e barabartë dhe proporcional të pakicave, në Kosovë i detyroi serbët të dalin nga institucionet. Shqiptarët në Serbi, prej përfundimit të konfliktit të armatosur, më 2001, kanë punuar bashkë me ndërkombëtarët dhe qeverinë në Beograd, për të tejkaluar problemet. Në këtë proces politik edhe kanë arritur tre marrëveshje të nënshkruara me qeverinë qendrore 2001, 2009 dhe 2013”.

“Në jetën e përditshme, për çdo ditë përballen me gjuhën e urrejtjes, racizëm e ksenofobi. As edhe një herë të vetme nuk kanë sulmuar organet e rendit apo vendosur dhe nuk kanë vendosur barrikada për të penguar qarkullimin e lirë. Ndoshta edhe kjo është problem më vete. Bashkësia ndërkombëtare në vend që të punojë në prevencion të konflikteve vrapon pas shuarjeve të zjarreve”.

“Nga ana tjetër, serbët në Kosovë, kanë përdorur të gjitha mjetet, prej atyre politike (bojkotit të zgjedhjeve) deri te sulmet kundër pjesëtarëve të organeve të rendit dhe vetë ushtarëve të KFOR-it, për të destablizuar veriun e Kosovës. Qëllimi destabilizues është pasojë e filozofisë politike të projektit ‘Bota serbe’. Serbia po punon të kontrollojë gjithë serbët në rajon, jo për të ndikuar në ngritjen e raporteve me ato shtete, përkundrazi për të dëshmuar fuqinë e vet destabilizuese në mbarë Ballkanin perëndimorë. Qëllim destruktiv me pasoja destabilizuese”.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

163 sportistë, 21 sporte – Kosova bëhet gati për Taranto 2026, Kurti: Uroj sa më shumë medalje

3 orë më parë
100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

100 mijë euro të padeklaruara kapen në Dheu të Bardhë

4 orë më parë
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

5 orë më parë
Nga 1 qershori kompanitë e mëdha zgjedhin vet furnizuesin me energji elektrike

Incident në KEK, një punëtor lënďohet rëndë

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH