Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.
Duke folur për marrdhëniet dhe dialogun Kosovë-Serbi, Kancelari Scholz, theksoi se është të e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.
“Përfaqësuesi i BE-së Lajçak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.
Tutje, kancelari Gjerman vuri në dukje edhe raportet Kosovë-Gjermani, ndërsa tha se ‘marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.’
“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë”, u shpreh Scholz.
Ai bëri të ditur se , përveç diskutimeve për marrdhëniet bilaterale, me kryeministrin Kurti kanë diskutuar edhe për liberalizimin e vizave, ndërsa ka premtuar angazhimin e tij personal me partnerët e Be-së në këtë drejtim.