Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Jarinje, në komunën e Leposaviqit, nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti është evidentuar të martën rreth orës 22:00, pasi të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar nga territori i Serbisë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


























