Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas zhvillimeve politike në kuadër të zgjedhjeve në Serbi për të cilat OSBE raportoi se pati keqpërdorime, përcjell KosovaPost.
Ajo ka shpërndarë reagimin e Gjermanisë zyrtare e cila e quajti të papranueshme këtë lloj politike të Serbisë.
Kearns tha se është vet Serbia ajo që tani po strehon fajtorin e vrasjes së zyrtarit policor kosovar në sulmin terrorist në Banjskë.
”Disa do të thoshin gjithashtu se është e papranueshme që Serbia ndihmoi dhe nxiti një sulm terrorist në një vend fqinj. Sigurisht që tani po strehon njeriun fajtor për vrasjen e një oficeri policie, dy fëmijët e të cilit kanë humbur babanë e tyre”, ka shkruar ajo.
Some would also say it’s unacceptable that Serbia aided and abetted a terror attack in a neighbouring country.
It is certainly now sheltering the man guilty of murdering a police officer whose two children have lost their father. https://t.co/Mx8X9hh3hi
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 19, 2023


























