KEDS ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizreni 1, duke shënuar një investim të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës elektrike në rrjetin e Tensionit të Mesëm.
Sipas KEDS-it, nga ky projekt përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset në rajonin e Prizrenit, Dragashit dhe Zhurit, pasi investimi rrit qëndrueshmërinë e furnizimit me energji elektrike, sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit.
Po ashtu, projekti sjell modernizim të infrastrukturës së shpërndarjes brenda nënstacionit dhe krijon kapacitete më të mira për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit elektrik në të ardhmen.
KEDS thekson se do të vazhdojë investimet në modernizimin e rrjetit energjetik, me synimin për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të sigurta për konsumatorët në të gjithë vendin.


























