Ministrja e Arsimit, Arberie Nagvaci ka reagur në lidhje me keqtrajtimin brutal që edukatoret e një kopshti në Fushë Kosovë i bën një fëmije 3 vjeçar, transmeton Kosova Post.
Nagvaci është shprehur tejet e shqetësuar për dhunën e ushtruar ndaj të miturit, ku dhe ka kërkuar qe kushdo që përdorë dhunë të marë dënimin e merituar.
Ministrja ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit ka shkuar në vendngjarje dhe pas raportit do të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Postimi i plotë i Nagvacit:
Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar.
Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar.
Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme.
MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve.