Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka konfirmuar se Kroacia do ta mbështesë dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, shkruan KosovaPost.
Mehaj, ka bërë të ditur se ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, për çka edhe ministri Mehaj ka marrë zotimin nga Kroacia për mbështetjen dhe angazhimin maksimal në synimin e Kosovës.
“Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Për më tepër, ministri Mehaj, bën të ditur se me homologun kroat kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë.
” Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë. Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”, shkruan Mehaj.
Postimi i plotë:
Kroacia mbështetë maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e vendit tonë në NATO
Sot pata një bisedë me mikun tim, Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.
Me Ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.
Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.
Gjithashtu nga Ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar.
Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic!
Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!
#SëBashkuMëTëFortë!🇽🇰🤝🇭🇷
#ZajednoSmoJači!🇽🇰🤝