Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim Gjeneral-majorin Roberto Vergori, i cili do të marrë komandën e misionit të KFOR-it.
Sipas njoftimit të KFOR-it, në ditët në vijim, dy komandantët do të bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të tranzicionit, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së aktiviteteve të misionit.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të komandës së KFOR-it është planifikuar të mbahet më 14 tetor 2026, në selinë e misionit të NATO-s në Prishtinë.


























