Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ku është dorëzuar raporti përfundimtar i Misionit të Ekspertëve Zgjedhorë të BE-së.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporti konfirmon se Kosova ka organizuar zgjedhje të lira dhe të drejta, në përputhje me standardet evropiane.
Gjatë takimit, Konjufca rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj agjendës së integrimit evropian, duke theksuar gatishmërinë për avancimin e reformave në të gjitha fushat prioritare.
Në këtë kontekst, u theksua se Kosova mbetet e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të çuar përpara rrugën e saj drejt integrimit evropian.


























