Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të krijohet. Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e kryekuvendarit për ta ndalur Asociacionin.
Mirëpo, Konjufca tha se këtë çështje e sheh ndryshe nga Escobari.
Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por se sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës, Asociacioni nuk mund të bëhet.
“Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca në DPT te Fidani në T7.