Në mënyrë që të ketë ndryshim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, është e nevojshme të bëhet presion ndaj palës që nuk zbaton detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, dhe kjo është Prishtina, tha sot Presidenti i Kuvendit të Serbisë , Ivica Daçiq.
Ai deklaroi në TV K1 se duket se Prishtina “nuk dëgjon askënd”, as Brukselin, as SHBA-të
Sipas tij, pala serbe do të ketë nevojë për durim dhe është e rëndësishme që grupet e punës që merren me çështje teknike të punojnë, në mënyrë që të arrihet një përparim.
Sidoqoftë, shtoi presidenti i parlamentit serb, është e vështirë dhe gjithçka është e pasigurt.
“Ne do të qëndrojmë stoik, do të jemi të duruar dhe kurrë nuk do të largohemi nga tryeza ku po zhvillohen negociatat. Serbia do të jetë konstruktive’, tha Daçiq, duke shtuar se ka shumë faktorë që ndikojnë në përfundimin e dialogut shpejtë e me sukses./Kosova Post/