Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se numri i infektimeve me COVID-19 brenda 24 orëve, ka pësuar një ngritje të lehtë, transmeton Kosova Post.
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 330.