Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, tha sot se arratisja e ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga arresti shtëpiak në Maqedoni të Veriut është skandaloze.
Ai ka thënë se Serbia do të kërkojë llogari nga institucionet në Maqedoninë e Veriut për ikjen e Ramadanit.
“Ne kërkojmë shpjegim nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut se si është e mundur që dikush që është arrestuar me urdhër të vlefshëm ndërkombëtar të arratiset nga arresti shtëpiak”, tha Daçiq.
Kujtojmë se Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadani në Serbi.
Ramadani u arrestua nga policia e Maqedonisë së Veriut pasi kishte urdhërarrest nga Interpoli serb, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.