Kryeminstri, Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar puna drejt rritjes së pagës minimale, ku siq thotë ai drejt përmbushjes së një tjetër zotimi, përcjell KosovaPost.
Kurti shkruan se, për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash, dhe me qeverisjen tonë, kjo ndryshon.
Sipas tij, atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
Filloi puna drejt rritjes së pagës minimale, drejt përmbushjes së një tjetër zotimi
Për vite të tëra, punëtorët e sektorit privat janë lënë anash. Me qeverisjen tonë, kjo ndryshon. Atyre do t’ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson një jetë të dinjitetshme. Ende pa i mbushur një vit në qeverisje, kemi filluar ndërmarrjen e hapave të nevojshëm drejt rritjes së pagës minimale.
Si hap i parë është rregullimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të evitohen të gjitha pasiguritë ligjore ekzistuese në lidhje me rritjen e pages minimale. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve veçse ka përgatitur projektligjin i cili shpejt do të dalë në konsultime publike.
Krahas kësaj, në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social, së shpejti do të propozohet edhe niveli i pagës minimale.
Propozimi pastaj miratohet në Qeveri dhe kësisoj përmbyllet procesi.