Instituti Karl – Renner në Vjenë, ka qenë nikoqir i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, transmeton Kosova Post.
Pas një prezantimi, gati një orësh, ai ka marr lëvdata për mënyrën e paraqitjes së ideve të tij. Ndërsa ka shpalosur detaje rreth plan programit të tij qeverisës për vitin e ardhshëm, kryeministri ynë është vlerësuar lart nga socialdemokrati austriak, anëtar edhe i PE-së, Hannes Swoboda.
“Evropa ka nevojë për më shumë politikan si z. Kurti” – ka thënë ai shkurt.
Përndryshe Hannes Swoboda është një politikan socialdemokrat austriak i cili ka shërbyer si deputet i Parlamentit Evropian nga viti 1996 deri në vitin 2014.
Kurti reflektoi edhe mbi një varg çështjesh, duke e përfshirë edhe atë të bisedimeve me Serbinë./KosovaPost/