Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me udhëheqësen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e komentuar ndër të tjera edhe çështjen e tensionuar në veri të vendit, transmeton Kosova Post.
Kryeministri Kurti tha se:
“E njoftova për gjendjen në vendkalimet kufitare, Bërnjak dhe Jarinë, ne nuk kemi marrë vendim të ri, por vetëm po e zbatojmë një dakordim të mëhershëm. Fatkeqësisht, Serbia reagoi me forcë, duke përfshirë edhe tanke, automjete të blinduara e luftarake, përveç këtyre ka angazhuar aeroplanë ushtarakë të prodhimit rusë.”
Sipas Kryeministrit, situata u tensionua pas deklaratave të Presidentit Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri Kurti tha që e ka dënuar sulmin, meqë bëhet fjalë për sulm ndaj institucioneve të Kosovës.
Kryeministri Kurti shtoi se përkundër që Serbia merr fonde nga BE nuk po demokratizohet. /KosovaPost/