Në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në vizitën e parë të punës dhe takimin e parë bilateral mes tyre, transmeton KosovaPost.
Vizita e punës fillimisht nisi me një takim tête-à-tête për të vazhduar pastaj me takimin bilateral ndërmjet dy delegacioneve. Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhej dhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.


























