Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin i paraqiti sot presidentit finlandez Sauli Niinistö dorëheqjen e qeverisë së saj, transmeton Kosova Post.
Në një deklaratë me shkrim nga Qeveria e Finlandës thuhet se presidenti Niinistö pranoi dorëheqjen e paraqitur nga Marin dhe kërkoi që qeveria e vjetër të qëndrojë përkohësisht deri në formimin e qeverisë së re.
Në deklaratë thuhet se qeveria e përkohshme do të interesohet me çështjet rutinë dhe do të diskutojë çështjet emergjente.
Partia Konservatore e Koalicionit Kombëtar fitoi në zgjedhjet e përgjithshme në Finlandë duke marrë 20.8 për qind të votave. Partia Finlandeze (PS) mori 20.1 për qind të votave ndërsa Partia Social Demokratike (SDP) e kryeministres Sanna Marin në vendin e tretë me 19.9 për qind të votave.
Për të qeverisur vendin është i nevojshëm formimi i një koalicioni me mbi 100 deputetë në Parlamentin që ka 200 vende.
Partitë që përfunduan në tre vendet e para zgjedhjet e vitit 2019 ishin Partia Social Demokrate, Partia Finlandeze dhe Partia e Koalicionit Kombëtar./aa


























