Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku sot do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Më 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Lumir Abdixhiku u dje kryetar i ri i partisë pasi që Isa Mustafa dha dorëheqje nga kjo detyrë.