Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

    Erdoğan: Turqia, aktor kyç në diplomacinë ndërkombëtare për paqen

    Auto Draft

    70% e votave të numëruara, PS kryeson me 52.47%,(82 deputetë) PD 34.14% (52 deputetë)

    Hyseni: Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë

    Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

    Ambasada amerikane uron Fitër Bajramin

    Diplomatja amerikane: Liderët politikë të punojnë bashkë për konstituimin dhe formimin e Qeverisë

    Osmani kujton Ma*sakrën e Vushtrrisë: Regjimi gjenocidal serb tentoi t’i shfarosë shqiptarët

    Osmani pasi mori “Çmimin e Evropës”: Ky është një nderim për Republikën, për Kosovën që beson

    Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës

    E-Kosova vjen me dy shërbime të reja

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim te Osmani

    Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Telefonatë Erdoğan-Zelenskyy: Turqia e gatshme të mbështesë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në çdo fazë

    Kërkesa për interpelancë për dokumentarin e Rai 3, Rama i përgjigjet opozitës

    Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, vazhdon të kryesoj bindshëm PS

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Festivali i filmit në Kanë përcakton kodin e veshjes për të ftuarit, nuk ka më zhveshje

    Festivali i filmit në Kanë përcakton kodin e veshjes për të ftuarit, nuk ka më zhveshje

    Kalendari historik, 18 nëntor

    Kalendari historik, 12 maj

    Eurovision 2025, ndryshon mënyra se si shpallen vendet që do të kualifikohen

    Eurovision 2025, ndryshon mënyra se si shpallen vendet që do të kualifikohen

    Sabri Hamiti publikon 3 libra të rinj, mes tyre “Maja” një dramë për “Operacionin Shigjeta” të Koshares

    Sabri Hamiti publikon 3 libra të rinj, mes tyre “Maja” një dramë për “Operacionin Shigjeta” të Koshares

    Koncert spektakolar, Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj fantastike në Kroaci

    Dua Lipa dhe Elton John në listën e këngëtarëve që duan mbrojtje nga inteligjenca artificiale

    Kalendari historik, 26 maj

    Kalendari historik, 10 maj

    Kalendari historik,24 korrik

    Kalendari historik, 9 maj

    Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

    Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

    The Guardian: Dua Lipa, më e mira në intervistat letrare!

    The Guardian: Dua Lipa, më e mira në intervistat letrare!

    Kalendari historik, 18 nëntor

    Kalendari historik, 8 maj

    Kalendari historik, 18 nëntor

    Kalendari historik, 7 maj

    Shfaqja ‘Të Negociosh Paqen’ më 8 dhe 9 maj do të jepet në Firence

    Shfaqja ‘Të Negociosh Paqen’ më 8 dhe 9 maj do të jepet në Firence

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kundër natyrës

01 Prill 2023, 20:04
në Kulturë
Kundër natyrës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Sead Zimeri

Dua të sqaroj menjëherë se si duhet kuptuar titulli i këtij artikulli. Nuk duhet kuptuar si rebelim ndaj natyrës, apo si denigrim i natyrës, apo si prioritet i shoqërisë ndaj natyrës. Kundër natyrës nënkupton një qëndrim që është kundër përdorimit të natyrës si autoritet moral, pra natyrës si origjinë e normave shoqërore. Gjatë gjithë historisë njerëzore ka pasur një tundim të madh për ta bërë natyrën burim të normave shoqërore, dhe kjo është deri diku e kuptueshme, megjithatë është një tundim që duhet rezistuar sepse burimi i normave shoqërore nuk është natyra. Pretendimi që burimi i normativitetit është në natyrë është një lloj operacioni i fshehtë kontrabandë në të cilin vlerat kulturore transferohen në natyrë dhe autoriteti i natyrës më pas thirret për të mbështetur të njëjtat vlera.

Gjatë mijëvjeçarëve, thotë Lorraine Daston në veprën e saj të shkëlqyer, Kundër Natyrës (Against Nature, The MIT Press, 2019), autoriteti i natyrës është përdorur në mbështetje të shumë kauzave: për të justifikuar dhe dënuar skllavërinë, për të lavdëruar ushqyerjen me gji dhe për të dënuar masturbimin, për të lartësuar estetikën e sublimesë mbi të bukurën dhe për t’ia nënshtruar etikën instinktit ose evolucionit. Ndonëse lidhja mes natyrës dhe normativitetit është jashtëzakonisht e fortë dhe rezistente ndaj çdo përpjekjeje për të hequr rolin e saj normativ, ajo nuk është një lidhje e domosdoshme, por e kushtëzuar nga interesat për të ruajtur forma të ndryshme privilegji dhe dominimi shoqëror.

Qëllimi është delegjitimimi i përdorimit të natyrës si argument pro ose kundër formave të organizimit shoqëror, veçanërisht atyre që kërkojnë barazi të plotë sociale, ekonomike dhe gjinore. Natyra nuk është një agjent moral për të diktuar se si duhet të jetojë njeriu në shoqëri, pasi ne jemi vetëm pjesë e natyrës dhe si të tillë kufizimet natyrore janë gjithashtu kufizime për ne si qenie natyrore dhe shoqërore.

Ekziston vetëm një botë, bota materiale, e cila përfshin brenda vetes botën biologjike dhe psikologjike të njeriut. Gjithçka në të varet nga kjo botë materiale, në kuptimin që pa të nuk ekziston asgjë tjetër, madje as ajo që ne e quajmë botë shpirtërore, duke përfshirë botën intelektuale dhe morale, dhe atë të shoqërisë. Shoqëria është një botë në vetvete, por ajo ekziston brenda botës materiale, është e varur prej saj.

Njeriu është një qenie e botës materiale, e cila gjatë evolucionit të tij biologjik ka zhvilluar edhe botën e tij morale dhe intelektuale. Është bota materiale, pjesë e së cilës njeriu është, ajo që e detyroi të krijojë një botë tjetër, atë të shoqërisë, pasi me shumëzimin e tij në të gjithë planetin, njeriu kuptoi se nuk mund të ekzistojë pa krijuar një shoqëri me sistem të caktuar të vlerave. Me formimin e shoqërisë vjen nevoja për moral dhe etikë, për ligj e disiplinë, sepse marrëdhëniet shoqërore nuk mund të ekzistojnë pa një grup vlerash të tilla që e bëjnë të mundur jetën në shoqëri.

Vlerat që merr shoqëria burojnë nga vetë shoqëria, mënyra e organizimit të saj shoqëror. Këto vlera krijohen bazuar në nevojat e shoqërisë dhe të individit në shoqëri, kështu që historikisht gjejmë shoqëri me vlera shumë të ndryshme. Vlerat janë të nevojshme për ruajtjen e shoqërisë, pa të cilën vlerat nuk kanë kuptim. Prandaj, është e një rëndësie parësore që të kuptojmë drejtë rolet që luan natyra dhe shoqëria në jetën e njeriut.

Si qenie biologjike, njeriu ka nevojë të përhershme për të siguruar ekzistencën e tij në kushtet ku jeton. Kufizimet natyrore nuk mund të shkelen nga asnjë shoqëri pa u shpërbërë si shoqëri. Ndër këto kufizime janë, për shembull, nevojat e ndryshme biologjike dhe psikologjile, që asnjë shoqëri nuk mundet t’ia mohojë njeriut.

Prandaj, natyra përbën kushtin e domosdoshëm për formimin e shoqërisë, por vendos edhe kufijtë përtej të cilëve asnjë shoqëri nuk mund të kalojë pa vetëshkatërrim. Shoqëria, për shembull, nuk mund të organizohet në atë mënyrë që të pengojë vazhdimësinë e qenies njerëzore sepse pengon edhe vetveten. Natyra vendos kufijtë e saj përtej të cilave as shoqëria dhe as individi nuk mund të kalojë.

Natyra, për ta thënë tautologjikisht, vendosë kufij natyrorë, të cilët as ligji dhe as morali nuk mund t’i kalojnë. Ndryshe nga kufijtë natyrorë, kufijtë socialë janë më plastikë, më fleksibël dhe ligjet shoqërore mund të thyhen, megjithëse jo pa pasoja për individin që kapet duke shkelur ligjin dhe për shoqërinë që është ndërtuar mbi ligje, shkelja sistematike e të cilave dëmton rëndë shoqërinë. Për shkak se ligjet shoqërore mund të thyhen dhe shkelen, ato kanë fuqi normative, urdhëruese: “vepro kështu” dhe “mos vepro kështu”. Nuk ka kuptim t’i urdhërosh njerëzit t’u binden ligjeve natyrore, sepse një urdhër i tillë është i pakuptimtë për ligjet natyrore. Njeriu i nënshtrohet domosdoshmërisht ligjeve të natyrës. Ligjet shoqërore, pra ligji pozitiv dhe morali racional, janë ligje që kanë përmbajtje që plotëson nevojat shoqërore të individëve. Ato veprojnë brenda natyrës, por edhe brenda shoqërisë për të përmbushur nevojat sociale të individëve.

Si të tilla, këto ligje që rregullojnë jetën shoqërore nuk e marrin legjitimitetin dhe detyrimin e tyre nga natyra. Natyra mund të “delegjitimojë” disa norma ekstravagante që bëjnë kërkesa absurde, në kuptimin që bëhen pa marrë parasysh nevojat bazë të njeriut, por ato nuk mund të legjitimojnë kërkesa të tjera shoqërore që i duhen shoqërisë dhe që janë të mundshme nga këndvështrimi i natyrës.

Ligji moral dhe ligji pozitiv, pra, brenda mundësive që lejon natyra, mund të kërkojnë rregullimin e sjelljes njerëzore sipas normave që një shoqëri i konsideron të arsyeshme. Por shoqëria nuk mund të justifikojë dhe legjitimojë normat shoqërore duke iu referuar ligjeve natyrore. Për shembull, shoqëria nuk mundet të argumentojë që duhet ndihmuar të varfërit apo ata që nuk mund të ushqejnë veten sepse të vepruarit ndryshe është kundër natyrës. Të varfërit DUHET të ndihmohen sepse ky është detyrim moral dhe çdo shoqëri DUHET të kujdeset që të mos ketë në mesin e saj njerëz që nuk mund t’i plotësojnë kushtet minimale për jetë, por ky nuk është ligj natyror. Shoqëria nuk duhet të bëjë ligje që ia pamundësojnë njeriut ekzistencën, sepse ligje të tilla janë absurde dhe nuk i shërbejnë as shoqërisë as individit, por delegjitimiteti i tyre duhet të kërkohet në shoqëri, jo në natyrë.

Kjo për shkak se natyra nuk ka inteligjencë dhe personalitet moral që të na detyrojë të veprojmë në përputhje me ndonjë prej standardeve të saj që ligjëron shoqëria. Prandaj, natyra nuk është një agjent moral. Pavarësisht nëse martohesh apo jo, është e njëjta gjë për natyrën. Të bësh seks me një person të gjinisë suaj ose të gjinisë së kundërt është gjithashtu e njëjtë për natyrën. Ajo mbetet indiferente ndaj zgjedhjeve të njeriut. Madje ajo është indiferente ndaj zgjedhjeve që çojnë në vetëshkatërrim, siç është vetëvrasja.

Është kundër natyrës njerëzore që një mashkull të mbetet shtatzënë, apo karakteri i një njeriu të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Të bësh ligje që kërkojnë që mashkulli të mbetet shtatzënë dhe karakteri i njeriut të përmirësohet aty për aty, janë kërkesa që shoqëria nuk mund t’i bëjë sepse nuk është një kërkesë brenda kufijve të natyrshëm të njeriut. Por nuk është kundër natyrës së njeriut që ai të veprojë në atë mënyrë që të çojë në shkatërrimin e tij.

Meqenëse justifikimi i normave shoqërore nuk mund të bëhet duke iu referuar natyrës, çdo referencë e tillë është e paligjshme dhe e pafuqishme për të legjitimuar praktikat që thirren në të, dhe bëhet për të siguruar disa privilegje shoqërore që nuk mund të justifikohen ndryshe. Justifikimi që i jepet një veprimi, zakoni apo tradite shoqërore duke iu referuar natyrës, si në rastet e diskriminimit ndaj grave, ndaj homoseksualëve, ndaj fëmijëve, ndaj më të dobëtve në shoqëri, janë justifikime që privilegjojnë interesat e një grupi dominues.

Çdo normë në parim duhet të jetë e justifikueshme për të gjithë anëtarët e shoqërisë pa nevojën për të dalë jashtë kornizës sociale. Normat shoqërore kërkojnë justifikim shoqëror, sepse burimi i tyre është shoqëria, jo natyra. Prandaj, kur justifikimi i tyre nuk kërkohet në shoqëri, por në natyrë, siç thoshte Frojdi, biologjia është fati, ky justifikim bëhet vetëm për t’u çliruar nga barra që ligji moral, si ligji i individit në shoqëri, u vendos atyre. Meqenëse, për shembull, diskriminimi i grave në shoqëritë patriarkale nuk mund të justifikohet në bazë të ligjit moral, bëhen përpjekje për t’i justifikuar ato përmes natyrës. Por duke qenë se natyra nuk ofron asnjë justifikim, ato mbeten forma të dominimit gjinor, të cilat bien ndesh me rregullat themelore të pjesëmarrjes dhe arritjeve në shoqëri.

Prandaj, shoqëria, megjithëse vepron në një mjedis natyror dhe kufizohet nga vetë natyra që i mundëson të ekzistojë, nuk mund të reduktohet në natyrë dhe përpjekjet për ta reduktuar atë në natyrë zakonisht bien ndesh me ligjet shoqërore. Ndërsa në natyrë ka pabarazi të mëdha por edhe liri të plotë për të bërë gjithçka që mundeni dhe dëshironi (në natyrë nuk ka rregulla morale), në shoqëri ka barazi dhe liri të kufizuar përmes parimit të barazisë. Shoqëria udhëhiqet, madje formohet, nga ligjet morale, ndërsa natyra ka ligjet e veta natyrore. Për aq sa ligjet natyrore janë të nevojshme për natyrën, ligjet morale janë të nevojshme për konstituimin dhe funksionimin e shoqërisë. Disa nga ligjet e shoqërisë janë aq të nevojshme sa që shoqëritë vendosin masa ndëshkuese për ata që nuk respektojnë ato ligje, kjo sepse shoqëria varet nga ato ligje, prandaj moszbatimi i tyre shihet jo vetëm si shkelje e një norme tjetër etike, por si cenim për vetë stabilitetin dhe vazhdimësinë e shoqërisë dhe të mirave që mundëson ky organizim shoqëror.

Liria dhe barazia qëndrojnë në themel të organizmit të çdo shoqërie, sepse përderisa shoqëria nuk është e ngjashme me atë natyrore ekzistuese, pjesëmarrja në të duhet domosdoshmërisht të rregullohet sipas parimit bazë të lirisë dhe parimit të barazisë, i cili rrjedhimisht funksionon si një kufizues i lirisë: ju mund të bëni çfarë të doni përderisa unë mund të bëj të njëjtën gjë pa kufizuar në mënyrë arbitrare lirinë e njëri-tjetrit. Duke qenë se ligji e përjashton arbitraritetin si të tillë, sepse asnjë shoqëri nuk mund të ndërtohet mbi masa arbitrare, barazia funksionon si indeks apo si standard për ruajtjen e shoqërisë, por edhe si standard për shmangien e masave dhe justifikimeve arbitrare. Në të njëjtën kohë, barazia mundëson njohjen reciproke që kërkon liria nëpërmjet ligjit moral.

Nga sa u tha më sipër, rezulton se diskriminimet e bëra ndaj grupeve të ndryshme të shoqërisë, zakonisht grupeve me më pak pushtet në shoqëri, janë diskriminime të paligjshme, imorale. Fakti që dikur i justifikonin këto diskriminime duke iu referuar një autoriteti më të lartë si Zoti apo natyra, nuk i bën ato më legjitime. Ndoshta ata nuk e kishin mjaft të qartë se shoqëria nuk qeveriset nga natyra, por ne nuk mund të vazhdojmë nëse nuk e dimë se natyra nuk ka fuqi morale mbi individin dhe shoqërinë. Prandaj, të vazhdosh t’i referohesh natyrës për ta mbajtur gruan nën zgjedhën e burrit është një përpjekje injorante, keqdashëse dhe në fund të fundit, seksiste.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Erdogani në samitin në Tiranë: I gatshëm të ri-ndërmjetësoj paqen Rusi-Ukrainë

Erdoğan: Turqia, aktor kyç në diplomacinë ndërkombëtare për paqen

4 orë më parë
Auto Draft

70% e votave të numëruara, PS kryeson me 52.47%,(82 deputetë) PD 34.14% (52 deputetë)

4 orë më parë
Auto Draft

SHBA-Kinë, arrihet marrëveshje 90-ditore për uljen e tarifave

5 orë më parë
Hyseni: Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të vepruar me integritet, duke garantuar llogaridhënie dhe qeverisje të mirë

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH