Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti, ka deklaruar se për herë të parë ekonomia kosovare i ka të regjistruara 400.000 pozicione të fuqisë punëtore.
“Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrëse të suksesshme në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
For the first time our economy has over 400,000 recorded active workforce positions. This is a strong indicator of the success of our labor and economic policies that have helped women, people w/ disabilities, entrepreneurs & others be successful participants in the workforce.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 30, 2023


























