Kurti akuzon Serbinë për mbështetje të grupeve kriminale

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se opozita po pengon funksionimin e institucioneve dhe se partia e tij synon rritje të mëtejshme në zgjedhjet e 7 qershorit.

 

Kurti e ka publikuar në Facebook fjaëimjn e tij që e mbajti në mbledhjen e 63-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Ai ka theksua se vendi ndodhet në një periudhë vendimtare politike.

“Nëse rritemi po aq prej dhjetorit e deri në qershor, atëherë vërtet do të mund ta prekim edhe 60%”, u shpreh ai, duke iu referuar rritjes së mbështetjes elektorale.

Ai ka kritikuar opozitën, duke e akuzuar për bllokim institucional.

“Përballë nesh kemi një opozitë që e ka kuptuar se nuk mund ta mundë popullin, prandaj ka zgjedhur të bllokojë shtetin”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe zhvillimet ekonomike gjatë mandatit qeverisës, duke theksuar rritje të Bruto Produktit Vendor.

“Sot ne kemi një ekonomi që prodhon vlerë. Nga 7 miliardë euro që ishte Bruto Produkti Vendor kur ne morëm detyrën, po e prekim 12 miliardëshin tani”, deklaroi ai.

Kurti njoftoi gjithashtu rritjen e pagës minimale, duke thënë se ajo do të arrijë në 500 euro nga 1 korriku.

“Kemi rritur pagën minimale nga 130, përkatësisht 170 euro në 500 euro siç do të bëhet prej 1 korrikut sivjet. Paga minimale 500 euro, e patatueshme”, u shpreh ai.

Duke folur për veriun e vendit dhe sigurinë, Kurti tha se institucionet e rendit janë tashmë të konsoliduara.

“Në veriun e Republikës sonë, rendi dhe ligji nuk janë mysafirë të rrallë, por janë zot shtëpie”, tha ai.

Ai akuzoi Serbinë për mbështetje të grupeve kriminale, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë.

“Është për të ardhur keq që fqinji ynë verior i mbron, i strehon dhe i financon këta terroristë… ndër të cilët spikat Millan Radoiçiq”, deklaroi Kurti.

Në fund, ai u bëri thirrje mbështetësve të LVV-së për mobilizim në prag të zgjedhjeve.

“Më 7 qershor, ne nuk votojmë vetëm për partinë… por për të vendosur nëse duam të kthehemi prapa apo të ecim përpara”, përfundoi Kurti.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish