Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Atje, shefi i ekzekutivit është pritur nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, si dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, ambasadori Blerim Reka.
Zyra e Kryeministrit të premten njoftoi zyrtarisht për udhëtimin e Albin Kurtit drejt Amerikës.
Ashtu siç raportoi Klan Kosova të premten, Kurti do të marrë pjesë në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit, qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, thuhet se Kurti do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.

























