Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, raportohet se po zhvillojnë sërish një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Sipas burimeve të RTK-së, takimi mes dy liderëve ka nisur nga ora 16:00.
Një takim të tillë e kishte paralajmëruar edhe vetë Kurti në konferencën për media pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ku kishte theksuar se do të zhvilloheshin takime të reja me Abdixhikun për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me situatën politike.
Takimi i sotëm vjen pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së rreth kandidaturës për president të Sejdiut dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje politike mes LVV-së dhe LDK-së.


























